DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Studentët e Fakultetit të Arteve me ekspozitë protestojnë kundër abuzimit digjital të fotografive dhe videove

10 Qershor 2025
A A
Studentët e Fakultetit të Arteve me ekspozitë protestojnë kundër abuzimit digjital të fotografive dhe videove
Share on FacebookShare on Twitter

Studentët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës në bashkëpunimm me UNFPA-në hapën ekspozitë në galerinë e këtij fakulteti, raporton Ekonomia Online.

Profesoresha e Fakultetit të Arteve, dega e Dizajnit grafik, Mjellma Goranci – Firzi tha se jemi mbledhur në këtë ekspozitë për të protestuar kundër abuzimit digjital të fotografive dhe videove.

“Është një mesazh shumë i rëndësishëm për gjeneratat e reja dhe për shoqërinë tonë. Fotot dhe videot digjitale abuzohen dhe nga këto abuzime vjen deri te depresioni , vetëvrasjet dhe problemet e të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi. Kësaj radhe të gjitha studentët e Fakultetit të Arteve po e ngrehim zërin ndaj abuzuesve digjitalë dhe për të dhënë mesazhin dhe ta shpërndajmë një kauzë ku secili mund të kontribuojë në mënyrën e vet , të kemi kujdes, t’ i trajtojmë fotot dhe videot që i i kemi personale që të mos cenohet privatësia dhe që të mbrohemi nga ligji”, tha Goranci-Firzi.

Ndërsa, Visare Mujko- Nimani, shefe e zyrës së UNFPA-s në Kosovë tha se përmes artit është thyer heshtja dhe është ngritur zëri për një të drejtë themelore të qenit të sigurt dhe të respektuar edhe në hapësirat digjitale.

“Nuk jemi mbledhur për të parë thjesht vepra të bukura, por për të dëgjuar mesazhe të forta, për të reflektuar dhe për të sfiduar realitetin. Në një epokë ku teknologjia po prek çdo aspekt të jetës sonë, trupat tanë shpesh herë mbeten të pambrojtur. Kjo është pikërisht pyetja që ngreh fushata globale e UNFPA-së. Pse trupat tanë nuk mbrohen, siç mbrohen të drejtat e autorit. Përgjigjen e kësaj padrejtësie e shohim sot këtu në këtë galeri, në veprat tuaja që flasin në gjuhën më të fuqishme me krijimtarinë artistike. Përmes artit keni thyer heshtjen, keni ngritur zërin, keni sjellë në vëmendje një të drejtë themelore të qenit të sigurt dhe të respektuar edhe në hapësirat digjitale”, tha ajo.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 537)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com