DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sveçla: Policia jonë e gatshme të mbrojë qytetarët nga çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë tonë

16 Prill 2025
A A
Sveçla: Policia jonë e gatshme të mbrojë qytetarët nga çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë tonë
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar trajnim i specializuar “Mbrojtja e VIP-ve”, i zhvilluar në kampin e Njësive Speciale “Vrella” në Sllatinë, me një ceremoni solemne ku u ndanë certifikatat për pjesëmarrësit, raporton Ekonomia Online.

Trajnimi, i cili kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale në mbrojtjen e figurave të rëndësishme, është realizuar në bashkëpunim ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë ceremonisë, të pranishmit patën mundësi të ndjekin demonstrime të ushtrimeve dhe angazhimeve që ishin pjesë e këtij programi intensiv.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm në avancimin profesional të Policisë së Kosovës.

“Kanë bërë të mundshëm që ky trajnim të përfundojë suksesshëm, kjo ngjarje shënon avancimin profesional të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Në çdo cep të republikës tonë, shërbejnë me profesionalizëm falë trajnimeve të vazhdueshme që janë realizuar që nga themelimi i saj,” shtoi ai, duke falënderuar edhe mbështetjen e Turqisë.

“I dëshmuar në këtë rast, ky kontribut i vazhdueshëm dhe i parezervë i Republikës së Turqisë ka mundësuar që ky sukses të përcillet në gjeneratat tona. Policia jonë e ka dëshmuar zbatimin e mandatit të saj dhe që është e gatshme të mbrojë qytetarët dhe çdo element destabilizues që rrezikon sigurinë tonë,” përfundoi ai.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, vuri në pah karakterin e veçantë të marrëdhënies mes dy shteteve, duke e përshkruar Kosovën jo vetëm si një partner, por si një “vëlla” të natyrshëm të Turqisë.

Ai theksoi se mbështetja turke për shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës do të jetë e pandërprerë, sidomos përmes forcimit të kapaciteteve të saj të sigurisë.

“Ne Kosovën nuk e konsiderojmë si një vend mik dhe partner por e shohim si vëlla. Prandaj edhe dita që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një ngjarje e rëndësishme por kjo ngjarje zë vend të madh edhe te vendi turk. Në këtë aspekt Turqia do të jetë gjithmonë pranë Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin e saj, për ta ndërtuar shtetësinë e saj dhe në këtë aspekt institucionet e sigurisë janë shumë të rëndësishme. E falënderoj policinë e Turqisë që ka mbështetur policinë e Kosovës. Policia e Kosovës, pa pasur një orar të caktuar e në kushte të vështira, po kryen punët e tyre. Kjo pikërisht e bën edhe partner të ngushtë policinë e Turqisë dhe të Kosovës dhe ndërton një vëllazëri të natyrshme”, tha ai.

Ndërkohë, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i dha fokus profesionalizmit të njësisë së trajnuar dhe sigurisë që ata kanë garantuar ndër vite në mbrojtjen e figurave të rëndësishme.

Ai theksoi se pa partneritetin me institucionet ndërkombëtare, sukseset e tilla nuk do të ishin të arritshme në të njëjtën masë.

“Është një njësi që e ka dëshmuar veten. Eprorët dhe operatorët e kësaj njësie janë jashtëzakonisht profesionalë dhe kjo është dëshmuar që asnjë rast që personat që i kemi pasur në mbrojtje, që nga zyrtarët tanë e deri ata ndërkombëtarë, nuk kanë pësuar ndonjë incident gjatë përcjelljes sonë. Që do të thotë që kemi njësi të përgatitur, të pajisur dhe mjaft të disiplinuar”, ka thënë ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 241)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com