DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Sylvinho para dy ndeshjeve vendimtare: Do të futemi në fushë me zemër dhe shpirt

26 Maj 2025
A A
Sylvinho para dy ndeshjeve vendimtare: Do të futemi në fushë me zemër dhe shpirt
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja Shqiptare do t’i luajë dy ndeshje gjatë muajit qershor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Shqipëria do të përballet fillimisht me Serbinë më 7 qershor, ndërsa tri ditë më vonë me Letoninë.

Në prag të këtyre sfidave, trajneri Sylvinho ka komentuar rëndësinë e ndeshjeve dhe përballjen e veçantë me Serbinë.

“Janë dy ndeshje të forta, të vështira dhe fizike. I kemi parë ndeshjet që kanë luajtur. Me kemi pasur një vit që luajmë me kundërshtarë të vështirë. Janë kundërshtarë të fortë. Kanë lojtarë të gjatë. Do të harxhojmë shumë energji duke luajtur me ta. Por ne kemi mundësitë tona. Ata (Serbia) janë kundërshtar i fortë sepse e nisin lojën shumë mirë, por ne do të bëjmë lojën tonë dhe do të mundohemi të marrim më të mirën. Jam i sigurt që do të duhet të punojmë dhe mbi këtë element, sepse thashë që është një ndeshje speciale. Kjo vlen për të dyja ndeshjet”.

“Do të fokusohemi që ditën e parë në këtë element. Por për mua janë të rëndësishëm 27 lojtarët, që vijnë për të fituar. E di që në kartë luhet për vendin e dytë, por nuk ka kohë për të humbur. Fusha flet vetë. Kërkoj që lojtarët të japin zemrën dhe shpirtin në fushë për të marrë më të mirën. E kuptoj është një ndeshje me specifike, më e veçantë, e njoh historinë, por ne do fokusohemi te loja jonë, te futbolli që dimë të bëjmë dhe ta bëjmë mirë atë. Ne jemi një skuadër që futemi me zëmër dhe shpirt në fushë edhe kemi theksin te identiteti tonën si skuadër. Janë ndeshjet të vështira, por duhet të fokusohemi të bëjmë punën e mirë”, ka deklaruar Sylvinho.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 578)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com