DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Synohet ulja e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset

25 Qershor 2025
A A
Synohet ulja e barrës administrative për qytetarët dhe bizneset
Share on FacebookShare on Twitter

Demokraci Plus (D+) mbajti konferencën rajonale me temë “Fuqia e pjesëmarrjes: ulja e barrës administrative përmes angazhimit të qytetarëve dhe bizneseve në Ballkanin Perëndimor”, raporton Ekonomia Online.

Zyrtari kryesor teknologjik në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Lulëzon Zagxhiu,
tha se përveç shërbimeve për qytetarët, po shkohet gjithashtu drejt përfshirjes së bizneseve dhe shoqërisë civile, e cila është shumë e rëndësishme për të treguar nevojat reale të komuniteteve.

“Kemi nisur këtë proces para dy vitesh për shërbimet që lidhen me lindjen e fëmijëve dhe kemi përfshirë qytetarë nga zonat urbane dhe rurale, përfshirë edhe komunitetet minoritare.

Ky proces, ashtu siç u përmend më herët, e lehtëson barrën administrative për nënat dhe fëmijët.

Do ta vazhdojmë këtë qasje edhe për ngjarje të tjera të jetës dhe për shërbime të ndryshme.
Ky është një proces transformues që fuqizon demokracinë tonë.

Pjesëmarrja nuk është vetëm një formalitet, por një domosdoshmëri”, tha Zagxhiu.

Ndërsa, shefi i Departamentit të Mediave dhe Komunikimit në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, tha se qeverisja në Ballkanin Perëndimor është nën presion për të ndërtuar shërbime transparente dhe të lehta për qytetarët.

“Ndryshimi ndodh kur këto shërbime i përshtaten më mirë nevojave të qytetarëve dhe bizneseve.
Gjermania vazhdon të mbështesë fuqishëm reformat në qeverisje në Ballkanin Perëndimor.
Ne mbështesim iniciativat që vendosin njerëzit në qendër të dizajnimit administrativ”, tha Böttcher.

Laura Fallavollita nga Zyra e BE-së në Kosovë, udhëheqëse e ekipit për qeverisje të mirë, tha ulja

e barrierave administrative nuk është thjesht një ushtrim teknik.

“Ato janë ngarkesa që kanë kosto reale për qytetarët dhe bizneset dhe pengojnë mundësitë.
Shërbimet që nuk janë efektive mund të krijojnë mungesë të mundësive, joefikasitet dhe të ulin transparencën.
Kosova po bën përparim të mirë në kuadër të këtij programi për reduktimin e barrës administrative.
Ka një angazhim të dukshëm dhe serioz nga ana e qeverisë”, tha Fallavollita.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 918)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com