DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tarifa e Trumpit për Kosovën, shkas i ri i përplasjes së presidentes dhe qeverisë në detyrë

4 Prill 2025
A A
Tarifa e Trumpit për Kosovën, shkas i ri i përplasjes së presidentes dhe qeverisë në detyrë
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, njoftoi më 2 prill se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe ato nga Kosova, ishte shkas i një përplasjeje të re midis presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë. Gjuha e përdorur në këtë komunikim tregoi qartësisht se nevojitet vetëm një shkëndijë që të dalin në pah marrëdhëniet e tyre të vërteta , raporton Ekonomia Online.

Kërkesa e presidentes Osmani që Kosova t’ia heq tarifën ShBA-ve ngjalli reagimin e ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit dhe më pas edhe kundërreagimin e këshilltarit të presidentes Bekim Kupina.

“Sot, zyrtarisht i kërkova Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet amerikane – një hap i rëndësishëm për të thelluar lidhjet ekonomike me aleatin tonë më të ngushtë dhe për të dërguar një mesazh të qartë: Kosova është e gatshme për një marrëdhënie më të fuqishme me Shtetet e Bashkuara, me një vizion të qartë që do t’i bënte të dyja vendet tona më të forta, më të sigurta dhe më të begata.”, ishte kërkesa e presidentes Osmani.

Sakaq, reagoi ministri në detyrë, Hekuran Murati, jo pa një dozë ironie në komunikim.

“Kërkesa në email ishte dërguar në adresë të Qeverisë në 17:39, ndërkaq kjo gjë ishte bërë publike në rrjetin social X në 17:42, veç 3 minuta më vonë. Shfrytëzoj rastin përmes këtij postimi që të njoftoj Presidenten, por edhe qytetarët, që si kabinet qeveritar ne veçse kemi qenë duke e shqyrtuar këtë temë. Dhe kurdo që merret një vendim patjetër që do t’ju njoftojmë me kohë.”, ishte reagimi i Muratit.

I rreptë ndaj tij ishte kundërreagimi i këshilltarit për media të Presidentes Osmani, Bekim Kupina,. Ai tha se Murati është njeriu i fundit që mund të flas për seriozitet.

“Një njeri që ende nuk e ka kuptuar që udhëheqja e shtetit është punë 24/7, e jo që përfundon në orën 16:00, një njeri që ende nuk e kupton që sipas Kushtetutës dhe komentarit të Kushtetutës, objektivat e politikës së jashtme i përcakton institucioni i Presidencës, që nuk e kupton që këto gjëra nuk janë thjesht veprime ekonomike, por veprime strategjike”, tha Kupina, duke rikujtuar se presidentja udhëheq politikën e jashtme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 499)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 998)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (29)
  • Showbiz (140)
  • Shpallje (1)
  • Sport (300)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com