Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Suharekë.
Rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.
“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij.
Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Bytyqi.




















