DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Të zënë me votat e postës”, Gërvalla thumbon LDK-në: Boll me bllokada fëmijërore…

21 Prill 2025
A A
Donika Gërvallën e mposhtë Ramush Haradinaj në vendlindjen e saj
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ndërprerjes së katërt të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar opozitën për bllokim të qëllimshëm të proceseve demokratike.

Ajo tha se qytetari ka folur qartë më 9 shkurt, duke i dhënë fitoren koalicionit LVV/GUXO/Alternativa, i cili sipas saj, ka më shumë vota sesa partia e dytë dhe e tretë së bashku.

“Një gjë është e qartë: Kryetarin e Kuvendit e propozon koalicioni fitues, askush tjetër,” u shpreh Gërvalla.

Në reagimin e saj, ajo ironizoi me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i përmendur edhe debatin e mëhershëm për votat e diasporës.

“Meqë thoni që nuk i paskemi numrat për formim të Qeverisë, pse nuk silleni institucionalisht dhe nuk mundësoni kalimin deri në atë pikë? Apo jeni ende të zënë me diskutimet se kush kujt ia vodhi votat me postë?”, tha ajo.

Gërvalla u bëri thirrje deputetëve të opozitës që në seancën e radhës, të mërkurën më 23 prill, të heqin dorë nga, siç i quajti ajo, ‘bllokadat fëmijërore’, dhe të lejojnë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

KATEGORITË

  • Botë (1 078)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 526)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com