DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Temperatura deri në -46 gradë, SHBA pritet të goditet edhe nga cikloni

1 Shkurt 2026
A A
Temperatura deri në -46 gradë, SHBA pritet të goditet edhe nga cikloni
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa Bregu Lindor i SHBA-së është ende duke u rikuperuar nga stuhia vdekjeprurëse dimërore fundjavën e kaluar, disa shtete në juglindje të vendit tashmë po përgatiten për një tjetër stuhi të fuqishme.

“Një sistem i presionit të ulët atmosferik, pranë bregdetit pritet të kthehet në një “ciklon bombë”, një stuhi dimërore që po intensifikohet në mënyrë shpërthyese”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Priten reshje të dendura dëbore dhe erëra me forcë uragani. Karolina e Jugut dhe ajo e Veriut, një pjesë e Xhorxhias dhe Virxhinias do të preken nga stuhia.

Erërat e forta sollën temperatura ekstreme, me ndjesi të ftohti deri në -46 gradë Celsius në Rrafshnaltat veriore dhe qendrore.

Sipas raporteve të medias amerikane, meteorologët presin valë stuhie, valë të rrezikshme dhe dëmtime të mundshme të ndërtesave në rajonet bregdetare të Karolinës së Veriut.

Lokalisht, reshjet e dëborës mund të arrijnë nivele që normalisht do të shiheshin gjatë një viti të tërë. Pas stuhisë, ajri i ftohtë arktik po përfshin sërish jugun. Ditën e sotme, temperaturat do të shënojnë nën zero gradë Celcius, në disa pjesë të Floridës së Jugut.

“Këto nivele temperaturash u matën për herë të fundit në fund të viteve 1980”, sipas shërbimit të motit.

Autoritetet po paralajmërojnë për temperatura të ftohta për shkak të erës, duke rritur rrezikun e hipotermisë dhe ngrirjes.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 435)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (18 948)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (27)
  • Showbiz (130)
  • Shpallje (1)
  • Sport (245)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com