Një 31-vjeçar nga Kosova është plagosur pasditen e së shtunës në Brugg AG, në kantonin Aargau të Zvicrës, pasi u qëllua me armë zjarri nga një veturë BMW e zezë, ndërsa ndodhej në makinën e tij të tipit Skoda.
Viktima është dërguar në spital, por gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur. Policia ka arrestuar fillimisht një 24-vjeçar zviceran dhe më pas edhe një shtetas kosovar, por të dy janë liruar.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar nëse të dyshuarit ndodheshin në veturën nga ku u qëllua. Spitali ku po trajtohet viktima po ruhet nga policia edhe sot.