Një lëkundje tërmeti me magnitudë 3.1 shkallë të Rihterit është regjistruar sot në afërsi të qytetit të Mitrovicës. Lajmi është konfirmuar nga faqja “ECMS”, e specializuar për regjistrimin e aktivitetit sizmik.
Sipas të dhënave të publikuara, tërmeti ka ndodhur në orën 14:24 minuta dhe është regjistruar në një thellësi prej 4 kilometrash.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa pjesë të rajonit.
