Organizata AVONET do të mbajnë sot një performancë simbolike pranë Stacionit të Policisë në Lipjan, me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur shqetësime për shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut dhe mungesë të përgjegjësisë institucionale, raporton Ekonomia Online.
Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj performance është të kërkohet një hetim i plotë, transparent dhe i paanshëm mbi rrethanat e vdekjes së të riut, si dhe të ushtrohet presion publik për drejtësi dhe llogaridhënie.
“Ky është një reagim qytetar për të mbrojtur dinjitetin njerëzor dhe për të kërkuar që asnjë rast i tillë të mos mbetet i heshtur apo pa përgjigje institucionale,” thuhet në komunikatën e AVONET-it.
Performanca do të nisi në orën 10:30 para objektit të Policisë në Lipjan.
Njoftimi i plotë:
Performancë me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu
Të nderuara media,
AVONET do të organizojë një performancë me rastin e vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, ngjarje që ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi përgjegjësinë institucionale dhe shkeljet e mundshme të të drejtave njerëzore.
Qëllimi i kësaj performance është kërkimi i përgjegjësisë, hetimi i plotë dhe transparent i rastit, si dhe kërkesa për drejtësi të paanshme dhe të pandikuar.
Aktiviteti do të mbahet nga ora 10:30, me daten 9 korrik 2025, pranë Stacionit të Policisë në Lipjan, dhe synon të jetë një thirrje qytetare për llogaridhënie dhe mbrojtje të dinjitetit njerëzor.
Me këtë rast, ne ju ftojmë që ta përcillni nga afër këtë aktivitet, duke kontribuar në informimin e drejtë të opinionit publik dhe në forcimin e zërit qytetar për drejtësi.