DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tjetër dështim diplomatik i Qeverisë Kurti | Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës

5 Mars 2025
A A
Tjetër dështim diplomatik i Qeverisë Kurti | Hiqet nga rendi i ditës kërkesa e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Europës ka hequr nga agjenda kërkesën e Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në Këshillin e Europës. Kërkesa e saj ishte në agjendën e takimit të sotëm të këtij Komisioni që u mblodh në Paris.

Në draft-agjendën e rishikuar të Komisionit, kërkesa e Kosovës nuk figuron, ndërsa një zëdhënës i Këshillit të Europës nuk dha më shumë informata për Gazetën Express mbi këtë çështje përveçse dërgoi agjendën e rishikuar.

Më herët, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi se kërkesa e Kosovës është hequr nga rendi i ditës tha se për këtë e ka njoftuar shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Bilana Pantiq.

“Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Europiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”, tha Bërnabiq.

Edhe në agjendën paraprake ishte e paraparë që të ketë vetëm konsultime mbi kërkesën e Kuvendit të Kosovës dhe jo votim.

Në takimin e sotëm në Paris janë edhe Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, anëtarë të delegacionit të Kosovës pranë Këshillit të Europës.

Statusi i mysafirit special mund t’i jepet shteteve europiane që s’janë anëtare të organizatës dhe kërkesa e shtetit për t’u bërë mysafir special i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës, në këtë rast të Kosovës.

Anëtarët e delegacioneve të mysafirëve speciale mund të ulen në Kuvendin e Asamblesë Parlamentare, por s’kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të flasin, por me autorizimin e Kryetarit të Asamblesë.

Po ashtu, ata mund t’i paraqesin kryetarit të komisionit propozime në lidhje me projekt-rendin e ditës të mbledhjeve të komisionit dhe propozime për amendamente në draft tekstet e shqyrtuara në këto mbledhje dhe ata mund të nënshkruajnë mocione për rezoluta dhe rekomandime dhe deklarata me shkrim.

Megjithatë, ato nuk do të merren parasysh për numrin e nënshkrimeve të kërkuara. Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në punën e grupeve politike sipas kushteve të vendosura nga grupet.

KATEGORITË

  • Botë (1 150)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 884)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (141)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (973)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com