DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

“Trainkos” zbulon manipulime me arkat fiskale – shkarkon 12 punëtorë, kaq mijë dyshohet të jetë dëmi

30 Janar 2025
A A
“Trainkos” zbulon manipulime me arkat fiskale – shkarkon 12 punëtorë, kaq mijë dyshohet të jetë dëmi
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. ka njoftuar lidhur me një rast të dyshuar të manipulimit me arkat fiskale, që ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm financiar.

Sipas njoftimit është zbuluar se ka pasur ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave të arkave fiskale, duke fshehur dhe dëmtuar raportimet e shitjeve të biletave për një periudhë të gjatë kohore, që nga viti 2016 deri në fund të vitit 2024.

“Nga ky lexim ka rezultuar se ka dyshime për ndërhyrje dhe manipulim të të dhënave, si dhe fshehje dhe dëmtim të raportimit të shitjeve të biletave gjatë operimit me arka për një periudhë të gjatë kohore. Të gjitha këto dyshime janë dokumentuar e vërtetuar përmes leximeve nga personat e autorizuar përgjegjës të operatorit në fjalë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se dëmi i shkaktuar deri tani kalon shumën prej 230 mijë eurosh, dhe “kjo shumë mund të rritet, meqë janë edhe katër pajisje fiskale të cilat kanë pasur memorie të ndërruar dhe të njëjtat ende nuk i kemi.”

Ndërmarrja ka marrë masa disiplinore ndaj 12 punonjësve të dyshuar dhe ka shkëputur marrëdhënien e punës me ta.

Sipas njoftimit, Trainkos ka informuar organet e rendit dhe të hetuesisë, dhe ka kërkuar që “Prokuroria e vendit të nisë hetimet” për vepra penale, duke theksuar se manipulimet e bëra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 142)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com