Dështoi edhe vazhdimi i 28-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Filloi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.
Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.
48 deputet votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 9 qershor, në orën 11.00.
