DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Triumfi i një prodhuesi vendor si “precedent i rëndësishëm” për të tjerë: Mirëpritet vendimi i Komerciales kundër ZRrE-së

24 Qershor 2025
A A
Triumfi i një prodhuesi vendor si “precedent i rëndësishëm” për të tjerë: Mirëpritet vendimi i Komerciales kundër ZRrE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Me një njoftim thjesht ashtu – pa vendim formal dhe ligjor – Zyra e Rregullatorit të Energjisë (lexo: Qeveria në detyrë e Kosovës) i hodhi me detyrim një mijë e treqind biznese prodhuese vendore në atë që emrin ia vetëstiluan për “treg të lirë” të energjisë elektrike.

Nga 1 qershori këto prodhues vendor u ballafaquan me perspektivën fort-reale të falimentimit, kur në të ashtuquajtrin treg të lirë – që ishte faktualisht monopol me vetëm një ofertues, KESCO-n – panë çmime të energjisë të tre-katërfishuara.

Kostot e energjisë të ofruara i çonin në tre rrugë: falimentim, shkëputje të vendeve të punës dhe humbje të tregut. Një biznes kosovar sot triumfoi ndaj ZRrE-së me vendim të Gjykatës Komerciale të Kosovës. Këta të fundit pezulluan vendimin (njoftimin) e ZRrE-së deri në një vendim përfundimtar.

Bizneset prodhuese ishin për treg të lirë kur të krijohen kushtet për të dhe përmes një faze kalimtare së paku një vjeçar.

Oda Ekonomik e Kosovës e përshëndeti vendimin e Gjykatës Komerciale duke iu drejtuar ZRrE-së ta lexojë drejtë vendimin tdhe që të pezullojë “çdo veprim” që mund të ndikojë negativisht në funksionimin e bizneseve.

“OEK fton ZRrE-për bashkëpunim të ngushtë për të hartuar së bashku një fazë tranzitore të drejtë dhe të zbatueshme, duke theksuar se OEK nuk është kundër daljes në tregun e lirë, por ka kërkuar vazhdimisht që ky proces të realizohet me një plan të qartë tranzicioni, që siguron stabilitet për bizneset dhe qytetarët e Kosovës”, thanë ata.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, këtë vendim të Gjykatës Komerciale, anipse e një rasti individual, tha se “krijon precedent të rëndësishëm” duke e vendosur në pikëpyetje të gjithë procesin e ZRrE-së.

“ZRrE duhet ta dij ndikimin e këtij vendimi sepse nëse një biznes ka fituar të drejtën për pezullim të përkohshëm për shkak të mungesës së kushteve të barabarta dhe planifikimit, atëherë të gjitha bizneset e tjera të përjashtuara nga shërbimi universal i furnizimit me energji elektrike janë në të njëjtën situatë dhe kanë të njëjtat të drejta. Vendimi nuk është thjesht “teknik” apo “individual” – është tregues i qartë i një procesi të dështuar dhe të papërgatitur nga ZRrE e mbështetur nga Qeveria”, tha ajo.

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës e aplaudoi vendimin e Gjykatës Komerciale e Kosovës duke konstatuar se “sektori privat u mbrojt nga një goditje e madhe”.

“Gjykata Komerciale ka pezulluar njoftimin e ZRrE-së për daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e hapur të energjisë. Ky vendim i Gjykatës mbron sektorin privat nga një goditje e madhe që do të rrezikonte mijëra vende pune në Kosovë.Partia Demokratike e Kosovës në vazhdimësi e ka kundërshtuar vendimin e ZRrE-së, duke kërkuar pezullimin e tij edhe me hapa konkretë ligjorë”, tha Mustafa.

“Veprime të tilla të pamatura e të papërgjegjshme nuk guxojnë të përsëriten nga institucionet e Kosovës.Tani është koha për dialog konstruktiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe komunitetit të bizneseve për të hartuar një plan tranzitor që mundëson funksionimin efikas të tregut të energjisë, pa rrezikuar qëndrueshmërinë e bizneseve”, shkroi mes tjerash ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 084)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 798)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com