DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Tronditëse: Gruaja në Podujevë në gjendje të rënduar tenton të ngufasë katër fëmijët e saj

31 Mars 2025
A A
E rëndë në Podujevë: 36-vjeçari humb jetën në QKMF, po merrte infuzion për shkak të gripit sezonal
Share on FacebookShare on Twitter

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lagjen e Kuvajtit në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka tentuar të ngufasë katër fëmijët e saj. Kjo situatë ka alarmuar bashkëshortin e saj, i cili kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë.

41-vjeçarja, në rrethana dhe për motive akoma të paqarta, ka tentuar të kryejë këtë akt të rëndë, duke shkaktuar panik dhe përshkallëzim të situatës në familjen e saj.

Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet përkatëse të Policisë dhe një ekip mjekësor kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, duke shpëtuar fëmijët.

Burime nga QKUK kanë bërë të ditur se gruaja, e cila ndodhej në gjendje të rënduar psikike, është dërguar me urgjencë në repartin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor.

Ndërkohë, fëmijët janë siguruar, ndërsa babai i tyre ka dhënë deklaratën e tij para Policisë lidhur me rastin e rëndë që ndodhi në shtëpinë e tyre.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit për veprën penale “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve” dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 508)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 185)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (31)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (304)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com