Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se nëse nuk hap plotësisht Ngushticën e Hormuzit brenda 48 orëve, SHBA-të do të godasin dhe shkatërrojnë termocentralet iraniane.
Ky kërcënim vjen pas mbylljes së korridorit detar nga Irani, që rrit çmimet e naftës dhe rrezikon përshkallëzimin e tensioneve me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
