DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump këmbëngul për Groenlandën, Kremlini: Arktiku është zonë e interesave tona kombëtare

9 Janar 2025
A A
Trump këmbëngul për Groenlandën, Kremlini: Arktiku është zonë e interesave tona kombëtare
Share on FacebookShare on Twitter

Moska ka reaguar pas deklaratave të Donald Trump për marrjen e Groenlandës.

“Arktiku është një zonë e interesave tona kombëtare dhe strategjike,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet në lidhje me komentet e Donald Trump për Groenlandën.

Fjalët e tij ngjajnë me ato të presidentit Putin kur flet për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, “Zonë e ndikimit strategjik”, që zakonisht do të thotë “Tërhiquni”.

Por presidenti i zgjedhur, Donald Trump ka refuzuar të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll ishullin më të madh në botë. Këto fjalë të tij kanë alarmuar Moskën.

“Ne po i vëzhgojmë nga afër zhvillimet e situatës, por deri më tani për fat të mirë ka vetëm fjalë pa veprime”, tha Peskov.

Shqetësimi i Kremlinit nuk është befasi duke parë rëndësinë ekonomike dhe gjeopolitike që Arktiku përbën për Rusinë.

Rusia ka vijën bregdetare më të gjatë në Arktik, ku kalon edhe rruga tregtare e Detit Verior. Rezervat e mëdha të naftës dhe gazit në rajon e bëjnë këtë zonë tepër të rëndësishme për furnizimin me energji të vendit.

Rruga ofron një shkurtim midis Evropës dhe Azisë. Kjo tërheq fuqitë e mëdha tregtare si Kina, dhe kjo është arsyeja pse Rusia është zotuar të investojë 30 miliardë dollarë në këtë kalim.

Rusia është i vetmi shtet arktik që nuk është anëtar i NATO-s, kjo e bën Kremlinin ta shohë vijën bregdetare ruse në Arktik si dobësi . Kjo është  arsyeja pse ajo ka rihapur më shumë se 50 pika ushtarake të epokës sovjetike gjatë kësaj vije bregdetare dhe ka modernizuar flotën e saj.

Në një situatë të tillë, një përpjekje e SHBA-së për të marrë Groenlandën do të shihej si provokim.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 173)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com