DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump kërcënon Rusinë me sanksione, i bën thirrje edhe Ukrainës: Uluni në tryezë, para se të jetë vonë

7 Mars 2025
A A
Trump kërcënon Rusinë me sanksione, i bën thirrje edhe Ukrainës: Uluni në tryezë, para se të jetë vonë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se ai “po shqyrton fuqimisht” vendosjen e sanksioneve bankare, sanksioneve të tjera dhe tarifave ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

“Bazuar në faktin se Rusia po “godet” absolutisht Ukrainën në fushën e betejës tani, unë fuqimisht jam duke konsideruar në masë të madhe sanksione bankare, sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare për paqe. Për Rusinë dhe Ukrainën, uluni në tryezë tani, para se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social “Truth Social”.

Tashmë ka sanksione të shumta amerikane ndaj Rusisë.

Nuk është e qartë nëse Trump dëshiron të shtrëngojë më tej ato ekzistuese apo të shtojë sanksione të reja.

Reagimi i Trumpit vjen pasi Rusia e kreu një sulm masiv me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë dhe gazit në shumë rajone ukrainase të premten.

Sulme pati edhe para të premtes ku pati edhe viktima. Katër persona vdiqën në një hotel në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Zelensky pas një sulmi rus.

Në këtë hotel kishte shtetas amerikanë dhe britanikë, bëri të ditur më pas Zelensky, por asnjë prej tyre nuk u vra.

Zelensky sot u ka bërë thirrje aleatëve t’i bëjnë trysni Rusisë për ta ndalur luftën kundër Ukrainës, duke nisur me një armëpushim ajror dhe detar.

KATEGORITË

  • Botë (1 090)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 122)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (438)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com