DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë

24 Shtator 2026
A A
Trump për Erdoganin: Nuk duhet të ngatërroheni me të, është i fortë
Share on Facebook

Presidenti amerikan Donald Trump e lavdëroi presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan gjatë një takimi me liderë të Lindjes së Mesme, duke e cilësuar atë si një “njeri të fortë” dhe duke paralajmëruar se nuk është dikush me të cilin “duhet të ngatërrohesh”.

Gjatë takimit shumëpalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), ku morën pjesë kryeministri irakian Ali al-Zaid, presidenti Erdogan, mbreti i Jordanisë Abdullah II, emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani dhe presidenti sirian Ahmed al-Sharaa, Trump iu referua në mënyrë të veçantë presidentit turk.

“Duke përfshirë edhe mikun tim këtu nga Turqia. Është njeri i fortë. Nuk duhet të ngatërrohesh me të”, tha Trump, duke iu referuar Erdoganit.

Më pas, Trump bëri shaka lidhur me përkthimin e deklaratave të tij, përpara se të vazhdonte me vlerësimet për presidentin turk.

“Shpresoj që ta përkthejnë siç duhet. Shpresoj të kemi një përkthyes të mirë, por ai është fantastik. Është një njeri fantastik”, tha Trump, duke iu drejtuar Erdoganit dhe duke e cilësuar atë si “mik”.

Takimi u zhvillua në një kohë kur po intensifikohen përpjekjet diplomatike për të adresuar tensionet dhe konfliktet në Lindjen e Mesme, veçanërisht zhvillimet në rajonin e Gjirit.

Pas bisedimeve, Erdogan tha se Turqia dhe vendet e tjera të rajonit po punojnë për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet Gjiri.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 733)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (27 707)
  • Opinione (56)
  • Showbiz (191)
  • Sport (445)
  • TV (93)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com