Presidenti amerikan, Donald Trump foli në lidhje me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Iran.
Ai u shpreh se mund ta bëj, mund edhe mos ta bëj një gjë të tillë, raporton BBC.
“Nuk mund ta them këtë. Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di se çfarë dua të bëj. Por, mund të them këtë: Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë”, u shpreh Trump.
Më pas ai përsëriti pohimin e tij të bërë disa herë ditët e fundit se Irani duhet të kishte qenë më i gatshëm të negocionte përpara se Izraeli të sulmonte.