DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump pezullon fondet për USAID-in, preket edhe Kosova

28 Janar 2025
A A
Trump pezullon fondet për USAID-in, preket edhe Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Pezullimit të ndihmave ndërkombëtare për 90 ditë nuk i ka shpëtuar as Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar “USAID”.

Të gjitha ndihmat janë pezulluar edhe përmes Departamentit të Shtetit, dhe vendimi e mbanë nënshkrimin e hiq më pak sesa sekretarit, Marco Rubio.

“Çdo dollar që shpenzojmë, çdo program që financojmë dhe çdo politikë që ndjekim duhet të justifikohet me përgjigjen e tre pyetjeve të thjeshta: A e bën Amerikën më të sigurt? A e bën Amerikën më të fortë? A e bën Amerikën më të pasur?”, ka thënë Rubio.

Para 7 ditësh ka kërkuar një qëndrim nga USAID-i në Kosovë por ende nuk kanë kthyer një përgjigje.

Megjithatë disa burime të mirë-informuara dhe të besueshme, TV  i kanë thënë se organizatat që financohen nga USAID, i kanë ndaluar projektet deri në muajin prill.

Sipas tyre, gjatë kësaj periudhe do të bëhet vlerësimi, sigurisht nga SHBA, dhe do të vendoset se cilat projekte financohen e cilat do të pezullohen.

Historia me USAID-in nuk përfundon me kaq.

Gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, shkruan se administrata Trump i ka pezulluar nga puna rreth 60 zyrtarë të lartë të karrierës që punojnë në USAID në Uashington.

Sipas dokumentit tw brendshëm, qw i është dërguar stafit të hënën në mbrëmje, thuhet se ‘disa veprime në agjenci duket se janë bërë për të anashkaluar vendimin ekzekutivit të Presidentit Trump’.

Se a janë pezulluar të gjitha ndihmat për Kosovën, TV Dukagjini para 7 ditësh ka kërkuar përgjigje edhe nga ambasada amerikane në Prishtinë e edhe nga MCC-ja të cilët kanë ndarë 236.7 milionë dollar për projekte të energjisë. Nga asnjëra adresë ende nuk kemi pranuar përgjigje.

USAID është prezente në Kosovë që nga viti 1999 dhe përmes programeve të ndryshme ka ndihmuar me mbi 1 miliardë dollarë.

KATEGORITË

  • Botë (1 077)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 055)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (54)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com