DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Trump thotë se Ukraina është pajtuar që të i jep minerale të rralla në vlerë të 500 miliardë dollarëve

11 Shkurt 2025
A A
Trumpi ia ndryshon emrin Gjirit të Meksikos, e bën të Amerikës
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donald Trump tha në një intervistë për Fox News se kërkon 500 miliardë dollarë nga Ukraina, të cilat vendi do t’i paguante përmes tokës së rrallë, në mënyrë që të vazhdojë mbështetja nga Uashingtoni.

“Unë u thashë atyre se doja ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve të mineraleve të rralla dhe ata u pajtuan në parim me këtë”, tha lideri amerikan.

Ai vazhdoi duke thënë se “përndryshe SHBA-ja do të dukeshin budallaqe” dhe se “nuk mund t’u dërgoj më para ashtu”.

Ukraina posedon rezerva të mëdha elementesh dhe mineralesh kritike, nga litiumi në titan, të cilat janë thelbësore për prodhimin e teknologjive moderne, raporton nypost.

Ajo gjithashtu ka rezerva të mëdha qymyri, si dhe naftë, gaz dhe uranium, por një pjesë e madhe e këtyre burimeve ndodhen në territore nën kontrollin rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i jep leje Shteteve të Bashkuara të zhvillojnë burimet natyrore si një taktikë për të mbajtur liderin amerikan në anën e tij.

Kjo ide ishte pjesë e “planit të fitores” të Ukrainës, një listë e politikave ekonomike dhe të sigurisë që synojnë sigurimin e paqes me Rusinë, të cilën Zelensky ua prezantoi aleatëve vitin e kaluar.

Pavarësisht kritikave nga aleatët evropianë, veçanërisht kancelari gjerman, Olaf Scholz, Trump vazhdoi të kërkonte burime natyrore nga Ukraina në këmbim të mbështetjes dhe duket i sigurt se ka arritur një marrëveshje me autoritetet në këtë vend.

KATEGORITË

  • Botë (1 099)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (11 553)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (3)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (439)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com