Donald Trumpi është duke menduar të tërheqë ushtrinë e SHBA-së nga Gjermania dhe ta zhvendosë atë në Evropën Lindore, raporton gazeta e njohur britanike “The Telegraph.
Trumpi është duke peshuar në mendje tërheqjen e rreth 35 mijë personel aktivë në Gjermani në një lëvizje që do të përkeqësonte edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Evropë.
Presidenti amerikan, i cili vazhdimisht e ka paralajmëruar Evropën që të forcojë mbrojtjen, është i pakënaqur që kontinenti po bën presion për luftë, kanë thënë burimet e afërta me administratën e tij.
Rreth 160 mijë ushtarë aktivë janë të pozicionuar nëpër shtete jashtë SHBA-së.
“Trumpi është fort i nervozuar që Evropa po duket se po bën përpjekje për luftë”, ka thënë burimi nga Shtëpia e Bardhë.
E përditshmja britanike raporton se presidenti amerikan është duke menduar që ushtrinë ta zhvendosë nga Gjermania në Hungari, shtet që mbanë lidhje të afërta me Rusinë.
Në një samit të BE-së të enjten në Bruksel, Viktor Orban, kryeministri hungarez, i ka vënë veto përkrahjes për Ukrainën.
Trumpi besohet se është duke menduar ripozicionimin e ushtrisë amerikane në Evropë dhe të përqendrohen përreth shteteve të NATO-s që kanë forcuar mbrojtjen e tyre.
Të enjten, Trumpi ka thënë se SHBA-ja mund të mos i mbrojë aleatet e veta të NATO-s që nuk kanë shpenzuar mjaftueshëm në mbrojtje.