Tubimi i sotshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Nëndegën II në Rahovec ka dëshmuar edhe një herë mbështetjen e gjerë që qytetarët po i japin kandidatit për kryetar komune, Smajl Latifit.
Në një atmosferë entuziazmi e bashkimi, banorët e kësaj ane shprehën qartë përkrahjen e tyre për konceptin qeverisës të AAK-së, i cili është duke u pranuar dhe përhapur me shpejtësi në gjithë komunën e Rahovecit.
“Fitorja jonë do të jetë historike!”, deklaroi Smajl Latifi pas tubimit.
AAK po vazhdon takimet dhe tubimet në çdo lagje e fshat të komunës, me synimin që në zgjedhjet e ardhshme lokale të sigurojë mbështetjen më të madhe qytetare ndonjëherë për këtë subjekt.