Në Reqan u mbajt një tubim i ngrohtë e i mbushur me energji, ku kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u prit nga qytetarët me besim dhe përkrahje të fuqishme.
Banorët e këtij fshati shprehën vullnetin e tyre të madh dhe dëshirën e sinqertë për të ardhmen, duke e mbështetur Muharremajn me zemër të hapur e fjalë motivuese.
“Qytetarët e Reqanit më treguan se besojnë në vizionin tonë për Suharekën dhe se janë të vendosur të na japin përkrahjen e tyre. Ky entuziazëm është garancia se puna e mirë do të vazhdojë”, tha Muharremaj pas takimit.
AAK në Suharekë ka bërë të ditur se tubime të tilla do të vazhdojnë edhe në vendbanime të tjera, duke i dhënë qytetarëve mundësinë që të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes.
🗳 Voto 174 – Voto Bali Muharremaj ✅
