Në një atmosferë madhështore e entuziaste, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mbajti tubimin qendror zgjedhor në Rahovec, ku mijëra qytetarë i dhanë përkrahje kandidatit për kryetar të komunës, Smajl Latifi.
Latifi u shpreh se ky tubim ishte vulë e fitores së madhe të AAK-së, duke theksuar bindshëm se fitorja do të arrihet me të parën, pa balotazh, për herë të parë në historinë e komunës së Rahovecit.
“Faleminderit që më nderoni e më besoni, që më mbështetni e më motivoni! Do t’ua kthej me punë e shërbim, rezultate e suksese, me premtime të mbajtura e me program të realizuar,” – deklaroi Latifi, i cili garon me numrin 174.
Tubimi qendror i AAK-së dëshmoi mobilizimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve të Rahovecit, të cilët u bashkuan rreth vizionit të Latifit për zhvillim të qëndrueshëm, transparencë dhe mirëqenie për të gjithë banorët e komunës.
AAK në Rahovec po hyn në zgjedhjet e 12 tetorit me moton “#PunaNukNdalet”, duke theksuar se rezultatet e deritanishme janë garanci për fitoren e re.