DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Turqia arreston 37 njerëz për shkak të postimeve në internet për Imamoglun

20 Mars 2025
A A
Turqia arreston 37 njerëz për shkak të postimeve në internet për Imamoglun
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet turke i kanë arrestuar 37 njerëz për shkak të postimeve “provokuese” në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, njoftoi Qeveria turke të enjten.

Imamoglu, rivali kryesor politik i presidentit Recep Tayyip Erdogan, u arrestua të mërkurën nën akuzat për korrupsion dhe mbështetje të një grupi terrorist.

Partia kryesore opozitare e ka cilësuar arrestimin e tij “tentim për puç kundër presidentit tonë të ardhshëm”.

Mijëra njerëz dolën në rrugë dhe në kampuset universitare në qytete të ndryshme, përfshirë Stambollin dhe kryeqytetin Ankara, për të protestuar me slogane kundër Qeverisë, pavarësisht se autoritetet i ndaluan protestat për katër ditë menjëherë pas arrestimit të Imamoglut.

Autoritetet turke identifikuan 261 llogari në mediat sociale, duke përfshirë 62 jashtë vendit, me “postime provokuese që nxisin krim dhe urrejtje” pas arrestimit të Imamoglut dhe 105 personave të tjerë dhe po vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar të dyshuarit e mbetur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, në X.

Ministri shtoi se 18.6 milionë postime rreth Imamoglut u shpërndanë në X brenda 24 orëve nga ndalimi i tij.

Imamoglu, 54 vjeç, prin para Erdoganit në disa prej sondazheve në Turqi.

Përveç ndalimit të protestave, autoritetet mbyllën disa rrugë dhe kufizuan qasjen në disa rrjete sociale.

“Ata e arrestuan me nxitim kryetarin e bashkisë sonë, të cilin e zgjodhëm me votat tona”, tha Ali Izar, një mbështetës i opozitës, derisa po shkonte në punë në qendër të Stambollit.

“Nuk mendoj se kjo është praktikë demokratike dhe e dënoj atë”, tha ai.

Mbështetësit e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, mblidhen pranë ndërtesës së Bashkisë Metropolitane të Stambollit për të protestuar kundër ndalimit të Imamoglu, 19 mars 2025.
Mbështetësit e kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, mblidhen pranë ndërtesës së Bashkisë Metropolitane të Stambollit për të protestuar kundër ndalimit të Imamoglu, 19 mars 2025.

Turqia gjithashtu sekuestroi një kompani ndërtimi të bashkëpronësuar nga Imamoglu, tha zyra e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit.

Autoritetet e konfiskuan gjithashtu edhe një kompani në pronësi të Imamoglut, njoftoi zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Prokuroria tha se kontrolli mbi kompaninë “Imamoglu Construction, Trade and Industry” u mor nga gjykata, bazuar në raportet e hetimeve për krime financiare.

Shumica e 105 personave të arrestuar së bashku me Imamoglun janë pjesë e stafit të bashkisë së Stambollit.

“Populli do ta japë përgjigjen e tij përsëri”, tha një tjetër mbështetës i Imamoglut, Yusuf Demirci, 34 vjeç, në Stamboll. /Radio Evropa e Lirë/

KATEGORITË

  • Botë (986)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 485)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (58)
  • Sport (122)
  • TV (54)
  • Vendore (78)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com