DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U arrestua në Lalëz, kush është Flobens Meçja: Plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit”

23 Maj 2025
A A
U arrestua në Lalëz, kush është Flobens Meçja: Plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit”
Share on FacebookShare on Twitter

Flobens Meçja, i shpallur në kërkim nga SPAK për vepra të rënda kriminale, u arrestua gjatë një operacioni policor në Gjirin e Lalzit së bashku me 6 persona të tjerë, përfshirë edhe Xhevdet Plakun, i arratisur nga burgu i Ankonas në Itali.

Meçja, i njohur edhe me nofkat “Gega” dhe “Drini”, ishte i kërkuar për “Organizatë kriminale”, “Veprime të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Sigurim të kushteve për vrasje”. Gjatë kontrollit iu gjetën dy dokumente të falsifikuara dhe një armë zjarri me fishek në fole, gati për qitje.

Hetimet zbulojnë përfshirjen e tij në përgjimet e aplikacionit të koduar Sky ECC, ku ai pranoi të kryente atentate me pagesa milionëshe. Në biseda me Franc Çopjan, Meçja tregohej i gatshëm të ekzekutonte objektivin kryesor, Erion Alibejin, madje planifikonte ta realizonte vrasjen me snajper dhe kërkonte informacione për kamerat e sigurisë dhe lëvizjet e objektivit.

Meçja kishte marrë kaparin dhe ishte angazhuar për eliminimin e katër personave, duke bashkëpunuar edhe me një qitës serb për realizimin e atentatit. Ky arrest shënon një goditje të rëndësishme kundër veprimtarisë së organizatave kriminale në vend.

KATEGORITË

  • Botë (1 035)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (8 219)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (64)
  • Sport (129)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com