Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) bëri të ditur se e gjeti fëmijën që të dielën është raportuar i humbur.
“Fëmija është gjetur dhe është i sigurt”, thuhet në njoftimin e tyre.
Njoftimi për gjetjen e tij është bërë të dielën pak para mesnatës.
Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar të dielën në Facebook se ekipet janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin e fëmijës.
Familjarët kishin kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.