DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

U hap Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”

20 Maj 2025
A A
Qeveria në ikje e Kurtit ndan para për shkollën private të gruas së Enver Petrovcit
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrëmë u hap edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Prishtinë “Burbuqe Berisha”, e cila u mbajt në hapësirat e Teatrit “Faruk Begolli”, në Kolegjin AAB.

Deri të shtunën, përgjatë këtij festivali do të performohen gjashtë shfaqje, një nga Franca, një nga Greqia, një nga Izraeli, një nga Bosnjë e Hercegovina dhe dy nga Kosova, me gjithsej 42 aktorë profesionistë.

I pranishwm ishte edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Ky festival nuk është vetëm një ngjarje arti, ai është një urë e gjallë që lidh kultura, e gjuhë dhe zemra nga e gjithë bota. Është dëshmi se arti flet në një gjuhë universale e cila i tejkalon kufijtë, dallimet dhe kohën. Është një vendtakim ku shpirtrat komunikojnë përtej fjalëve, dhe ku përmes skenës hapen rrugët që shpesh politika i ka të mbyllura”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij të rastit.

Ai veçoi praninë e artistëve dhe përfaqësuesve nga Bosnja dhe Hercegovina në festival, të cilët i falënderoj për pjesëmarrjen e tyre dhe për guximin dhe për angazhimin për të ndërtuar ura aty ku historia e politika kanë lënë plagë.

“Republika e Kosovës e sheh të ardhmen e saj të lidhur me paqe të qëndrueshme, me fqinjësi të mirë dhe me bashkëpunim të ndërsjellë. Me Bosnjën dhe Hercegovinën na ndajnë kufij, por na bashkojnë përvojat, sfidat dhe sidomos nevoja për t’u njohur më mirë përmes artit dhe kulturës”, tha ai ndër të tjera.

Duke i uruar mirëseardhje të gjithëve në Prishtinë, kryeministri Kurti bëri thirrje që ky festival le të jetë një fillim i ri për bashkëpunime të guximshme dhe për histori të reja që do të ndahen mbi skenë, e do të jetojnë përtej saj.

KATEGORITË

  • Botë (1 009)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 959)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (63)
  • Sport (124)
  • TV (54)
  • Vendore (79)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com