DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Uk Lushi kritikon Vjosa Osmanin: Mos e përdorni Amerikën për fushatë presidenciale – Kosova do bënte mirë ta zgjidhte Thaçin president

21 Shkurt 2026
A A
Lushi: Kampi Bondsteel do të mbetet në Kosovë
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti i njohur kosovar Uk Lushi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke kritikuar, siç ka thënë ai, “keqpërdorimin e Amerikës” në funksion të një mandati të ri presidencial nga ana e Vjosa Osmani.

Në një postim publik, Lushi ka theksuar se nuk është e ndershme që mbështetja apo raportet me Shtetet e Bashkuara të përdoren si argument fushate. Sipas tij, kushdo qytetar që i plotëson kushtet për t’u zgjedhur president i Kosova do të respektonte partneritetin me SHBA-të dhe nuk do të vepronte në kundërshtim me interesat shtetërore.

Ai ka shtuar se SHBA-të bashkëpunojnë me cilindo që zgjedh Kosova në krye të shtetit, duke kundërshtuar idenë se ekziston një kandidat i preferuar nga Uashingtoni. “Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull”, ka shkruar Lushi.

Sipas tij, presidenti apo presidentja duhet të reflektojë konsensusin dhe spektrin politik në vend, e jo ambiciet personale të individëve. Lushi ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova “do të kishte bërë mirë ta zgjidhte president”, por ka shtuar se, në mungesë të një vendimmarrjeje të tillë, duhet të merret në konsideratë një kandidat i propozuar nga opozita.

Në fund, ai ka theksuar se liderët duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe jo ta përdorin shtetin si instrument për karrierë personale, duke paralajmëruar kundër, siç e ka quajtur ai, instrumentalizimit të ndjenjës së sinqertë proamerikane të shqiptarëve për qëllime elektorale.

Postimi i plotë: 

Nuk është i ndershëm keqpërdorimi i Amerikës nga Vjosa Osmani Sadriu në fushatën e saj edhe për një mandat presidencial.
Zgjidhe cilindo qytetar që kualifikohet për President/e të Kosovës dhe ai apo ajo do të bënte çka kërkon Amerika dhe nuk shkel interesat e Kosovës.
Gjithashtu Amerika punon me këdo që e vendos Kosova në krye të shtetit.
Presidenti apo Presidentja e Kosovës duhet të pasqyrojë arealin dhe konzensusin politik në Kosovë, jo ambiciet personale të dikujt.
Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull.
Kosova do të kishte bërë mirë të zgjidhte Hashim Thaçin President, por nëse politikanët në Kosovë nuk kanë guxim dhe dituri të kuptojnë këtë veprim, duhet të zgjedhin dikë që propozon opozita.
Liderët duhet të jenë shërbëtorë të shtetit dhe jo të bëjnë shtetin instrument për karrierë duke bërë fushatë me sensitivitetin e proamerikanizmit të sinqertë të shqiptarëve kudo. 
DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 478)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 462)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (138)
  • Shpallje (1)
  • Sport (254)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com