DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë

8 Maj 2025
A A
Ukraina e akuzon Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë mbi 700 herë
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia dhe Ukraina kanë raportuar për sulme ndaj forcave të tyre në ditën e parë të armëpushimit 72-orësh, të shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kryeministri ukrainas, Andrii Sybiha, akuzoi Rusinë se e ka shkelur armëpushimin e shpallur vetë 734 herë që nga mesnata deri në mesditën e së enjtes. Ai, gjatë një postimi në X, e quajti armëpushimin një “farsë”.

Sulmet ruse goditën verilindjen e Ukrainës në orët e para të nisjes së armëpushimit të njëanshëm të Moskës, duke vrarë të paktën një civil, thanë zyrtarët ukrainas. Sulme me artileri u kryen në mbarë frontin e luftës, të gjatë 1.000 kilometra, edhe pse me intensitet më të ulët sesa në 24 orët paraprake, thanë zyrtarët.

Armëpushimi përkon me shënimin e 80-vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë Naziste. Kievi ka kërkuar një armëpushim më afatgjatë, për luftën e nisur nga Moska kundër shtetit fqinj më 2022.

Sybiha tha se Rusia ka kryer 63 sulme përgjatë vijës së frontit, duke shtuar se Ukraina është përgjigjur ndaj tyre.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes akuzoi forcat ukrainase se kanë sulmuar pozicionet ruse, duke shtuar se forcat ruse do të vazhdojnë t’iu kundërpërgjigjen veprimeve të Ukrainës, gjatë armëpushimit të Kremlinit.

Rusia ka raportuar për sulme me dronë gjatë natës në disa rajone, ndërkaq autoriteti i aviacionit civil të Rusisë përkohësisht ndali fluturimet nga aeroporti Nizhni Novgorod./rel

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 576)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com