Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj, është dërguar e prangosur në gjykatë, pas ndalimit të saj në kuadër të hetimeve për vrasjen e 35-vjeçares në Pejë.
E pyetur nëse ndihet fajtore për vrasjen e Arlindës, ajo ka mohuar përgjegjësinë, duke deklaruar: “Unë nuk e kom kry, djali e ka kry”.
Gazeta ka raportuar ekskluzivisht sot për arrestimin e personave të tjerë të dyshuar në këtë rast, përfshirë ish-vjehrrën dhe kunatin e Arlindës, Driton Sylajn.
Gazeta ka zbuluar gjithashtu identitetet e tyre, si dhe ka raportuar për dyshimet se disa prej të arrestuarve e kanë ndihmuar Albert Sylajn pas kryerjes së krimit.




















