DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin

13 Korrik 2025
A A
UNESCO i jep Maqedonisë së Veriut edhe një shans për Ohrin
Share on FacebookShare on Twitter

Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të cilin u kërkua shtyrja e futjes së rajonit të Ohrit në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik per Radio Evropa e Lirë

Me këtë, autoritetet maqedonase morën kushte të reja – që deri më 1 shkurt të vitit 2026 të dorëzojnë një raport për masat e ndërmarra për mbrojtje.Amendamenti u dorëzua nga delegacioni maqedonas, i cili kërkoi të tërhiqet Projektvendimi që propozon qartazi regjistrimin e rajonit si të rrezikuar.

Komiteti diskutoi për herë të tretë për statusin e Ohrit, në rrethana kur 39 organizata të shoqërisë civile nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkuan që ai të regjistrohet në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik, me arsyetimin se kjo do t’i hapte rrugë një procesi të rehabilitimit, nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.Pas votimit, përfaqësuesit e tyre thanë se janë “të neveritur nga vendimi”, por se do të vazhdojnë të luftojnë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit.

Pavarësisht tri misioneve të ekspertëve dhe paralajmërimeve tash e dy dekada, ata theksojnë se Komiteti sërish nuk e miratoi rekomandimin për ta futur Ohrin në Listën e Vendeve të Trashëgimisë Botërore në Rrezik.

Organizatat e shoqërisë civile besojnë se një gjë e tillë shpërblen neglizhencën institucionale dhe minon vetë parimet e konventës së UNESCO-s.Ne besojmë se vendimi i Komitetit tradhtoi parimet mbi të cilat u formua dhe minoi – në mënyrë aktive – vetë thelbin e Konventës së Trashëgimisë Botërore”, thanë përmes një deklarate organizatat e shoqërisë civile.

Pas vendimit, ato bënë thirrje që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta shfrytëzojnë me përgjegjësi këtë mundësi, “duke i ndalur menjëherë të gjitha projektet shkatërruese” dhe “duke treguar përkushtim të vërtetë për ruajtjen e vlerave unike të rajonit”

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 609)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com