Universum International College ka hapur aplikimet për vitin e ri akademik, duke ofruar mundësinë unike për studentët që të ndjekin studime me program dhe diplomë amerikane nga Arizona State University (ASU) – universiteti Nr. 1 për inovacion në SHBA.
Kjo është hera e parë që një institucion në Kosovë ofron partneritet direkt me ASU, duke integruar platformat, përmbajtjen dhe vlerat akademike të një prej universiteteve më të mëdha publike në botë.
Studentët mund të zgjedhin të studiojnë në këto programe:
• Biznes dhe Menaxhment – për të ndërtuar karrierë në udhëheqje dhe ndërmarrësi, me mundësi punësimi ndërkombëtar.
• Gazetari Digjitale – për të zhvilluar përmbajtje moderne dhe për të hyrë në tregun e mediave të reja.
• Juridik – për të mësuar të drejtën me qasje praktike dhe për t’u përgatitur për profesionin e juristit.
• Anglisht me Gjermanisht – për të zotëruar dy gjuhë të fuqishme të tregut global.
• Gjuhë Angleze – për karrierë në mësimdhënie, përkthim apo studime të avancuara.
✅ Diploma me vlerë ndërkombëtare
✅ Platformë online e ASU
✅ Praktika dhe punësim gjatë studimeve
✅ Mundësi vazhdimi të studimeve jashtë vendit
“UNI – Universum International College është menaxhuar dhe fuqizuar nga ASU për të ofruar një përvojë të vërtetë amerikane në zemër të Kosovës,” thuhet në njoftim.
📞 Për më shumë informata kontaktoni:
+383 44 144 062 | [emailprotected]
📲 Ndiqni UNI në Facebook & Instagram
Apliko tani dhe krijo suksesin tënd me një edukim amerikan në Kosovë.