Valon Sopjani, një emër i njohur në fushën e fizioterapisë në Kosovë, vjen me përvojë të gjatë profesionale dhe përkushtim ndaj shëndetit të qytetarëve.
Me prejardhje nga Fushë Kosova, ai tashmë ka vendosur t’i bashkohet garës për Asamblenë Komunale si kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me synimin për të kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe mirëqenies së komunitetit.