DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet

13 Prill 2025
A A
Vasfije Krasniqi-Goodman: Dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet
Share on Facebook

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka përkujtuar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

14 prilli i vitit 1999 për ish-deputeten është një datë që nuk shënoi vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit të saj. Atë ditë, siç thotë ajo, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi-Goodman thotë se ndonëse dikur e dëshironte vdekjen, sot, “dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”,“14 prilli i vitit 1999 është një datë që nuk e shënoj vetëm në kujtesë, por në çdo qelizë të trupit tim. Atë ditë, jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Para saj, frika ime më e madhe ishte vdekja – një e panjohur që më përndiqte në netët pa gjumë, në zhurmën e çdo shpërthimi, në ecjen e çdo ushtari serb që afroheshin gjithnjë e më shumë. Por pas 14 prillit, një frikë tjetër më e rëndë u ngulit në shpirtin tim: frika e dhunës, e përdhunimit – diçka që kurrë nuk e mendoja se do të më ndodhte, diçka që e kisha parë vetëm në rrëfimet e të tjerëve, e që mendova se do të më kalonte pranë pa më prekur.Por jo. Pas asaj dite, vdekja u bë një dëshirë, jo një frikë. E kërkova, e lutej zemra ime për të, sepse ndihesha e shkatërruar, e thyer në çdo formë të mundshme. Trupi im nuk ishte më i imi. Zëri im ishte heshtur, ndërsa bota kishte ndalur së dëgjuari. Dhe sërish, vdekja nuk erdhi. Jetova.

Jetova, edhe pse shumë herë mendova të dorëzohesha. Në errësirat e netëve të mia, kërkova arsye për të vazhduar, për të ngritur kokën, për të mos u rrëzuar përfundimisht. Dhe sërish, nuk e di nga vinte ajo forcë që më mbante gjallë. Ndoshta nga kujtimi i familjes, ndoshta nga shpresa se një ditë zëri im do të dëgjohej, ose ndoshta nga dëshira që askush tjetër të mos kalojë atë që unë kalova.Kam parë të mirën dhe të keqen në jetë, kam takuar njerëz që më ndihmuan të ngrihem dhe të tjerë që më thyen pa mëshirë. Por sot, kur e kujtoj atë ditë, nuk jam më vetëm viktimë. Jam dëshmi. Jam një zë që mbijetoi dhe që nuk do të heshtë më. Sepse dhimbja ime është pjesë e historisë sonë, dhe ajo duhet të dëgjohet”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 510)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (20 352)
  • Opinione (33)
  • Showbiz (141)
  • Shpallje (1)
  • Sport (305)
  • TV (58)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com