DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e 34-vjeçarit në Prishtinë, Prokuroria: Po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes

9 Maj 2025
A A
Stilist mode – Kush është 34-vjeçari që u gjet i vdekur në Rrugën B?
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta raportoi më herët për ngjarjen tragjike që ndodhi pasditen e së enjtes në “Rrugën B” në Prishtinë, ku një 34-vjeçar dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas i dha fund jetës.

Sipas informacioneve ekskluzive që siguroi nga burime të Policisë, rreth orës 15:08 është pranuar një informatë për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “B”, afër ordinancës stomatologjike “Alba Dent”.

Gruaja është Rina Isufi, rreth 31-vjeçare e cila dyshohet se është therur me thikë në dorë nga bashkëshorti i saj, Festim Isufi. Ajo është takuar nga njësia policore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, i dyshuari, Festim Isufi, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “B”, tek ndërtesa “Dervisholli”, me ç’rast ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me një njoftim zyrtar, ku jep detaje rreth veprimeve që janë ndërmarrë nga organet kompetente.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe ka urdhëruar ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa për ngjarjen tragjike është iniciuar procedurë penale.

“Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka iniciuar procedurë penale me kallëzim penal si ‘Hetim mbi vdekjen’, për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje”, bëhet e ditur më tej.

Prokuroria shton se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

KATEGORITË

  • Botë (1 081)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (10 608)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com