Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Hekuran Hoxhës, kandidatit të AAK-së për deputet, i cili u gjet i pajetë në veturën e tij në Prishtinë.
Haradinaj e përshkroi Hoxhën si një koleg të afërt dhe të angazhuar prej shumë vitesh në aktivitetet politike të partisë, duke theksuar korrektësinë, respektin dhe përkushtimin e tij ndaj secilit.
“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.
Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve!
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë.
Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani!”, shkroi Haradinaj.
