DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vdekja e vogëlushit, reagon spitali i Shkodrës: Motrën e tij nisëm në QSUT, s’dihet gjendja e nënës 37 javëshe shtatzënë

24 Shkurt 2025
A A
Vdekja e vogëlushit, reagon spitali i Shkodrës: Motrën e tij nisëm në QSUT, s’dihet gjendja e nënës 37 javëshe shtatzënë
Share on FacebookShare on Twitter

Informacione të siguruara nga spitali i Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar i cili ndërroi jetë ditën e djeshme, është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.

Më pas ka mbërritur dhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma dhe i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve që është 37 javëshe shtatzënë, por nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.

Tch raporton se familja ka dërguar djalin edhe një ditë më parë në spital, ku kanë kërkuar t’i bëhet vetëm një serum, ndonëse sipas spitalit, mjekët i kanë kërkuar ta shtrojnë për trajtim më të specializuar.

Të nesërmen, familja është paraqitur sërish, por tashmë me dy fëmijët e sëmurë. Djali në gjendje shumë të rëndë, ku ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa vajza është nisur për Tiranë.

Mjekët e Shkodrës thonë se kemi të bëjmë me helmim në gjak, ndërkohë analizat janë nisur për në repartin e toksikologjisë në Tiranë, ku do të zhvillohen hetimet.

KATEGORITË

  • Botë (1 149)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 823)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (140)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (971)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com