Ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) personi që po trajtohej nga 17 shkurti, pasi ishte aksidentuar në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes njoftimit ditor të së mërkurës.
“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Me 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion.
