Familja Deliu ka marrë lajmin e hidhur për vdekjen e familjarit të tyre.
Shaban Deliu me banim në Mitrovicë ka ndërruar jetë.
Qendra e VV-së në Mitrovicë ka dërguar telegram ngushëllimi për asamblesitin e tyre në Komunën e Zubin Potokut.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktivistit tonë, Shaban Deliu – asamblist i Kuvendit Komunal i Zubin Potok.
Shabani ishte një njeri i urtë, i përkushtuar dhe me ndjenja të thella atdhetarie. Kontributi i tij në jetën politike dhe shoqërore në Mitrovicë do të mbetet i paharruar.
Në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! – Qendra në Mitrovicë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Deliu, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.
Qoftë i lehtë dheu mbi të.
Pushoftë në paqe!