Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Selmanaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij, Rasim Selmanaj.
Ish-deputeti i Kosovës ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet të dielën nga ora 13:00 në Gllogjan.
Njoftimi i plotë:
Lamtumirë vëlla!
Pas një smundje të shkurtër, është ndarë nga jeta, vëllau im, baca i madh, djali i madh i Muhamet Alisë, Isuf Selmanaj
Jemi krenar që të kishim BACË, falemnderit që na le trashëgimi pafund, të nderit e burrnisë.
Në vitin 1981 pushtetit komunist sikur nuk i mjaftonte burgosja e pothuajse krejt vëllezërve dhe leqitja e babait tonë Muhamet Alisë, regjimi i asaj kohe të largoj edhe ty nga puna , por ti nuk u ligshtove, e ne të gjithë bashkë qëndruam vertikalisht përballë regjimit fashist Jugosllav.
Prehu në paqe vëlla i dashtur!
Varrimi, data 22 mars( e diele) ora 13:00 në Gllogjan të Deçanit, te varrezat familjare.

