DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vëllai i Haxhi Avdylit plagos aksidentalisht nipin me pushkë ilegale, Prokuroria nis hetimet ndaj tij

19 Mars 2025
A A
‘‘Akoma s’e kemi mbërri numrin 61’’, Avdyli thotë se VV’së mund t’i bashkohen deputetë të opozitës
Share on FacebookShare on Twitter

Naser Avdyli, vëllai i deputetit të zgjedhur Haxhi Avdyli nga Lista e Vetëvendosjes, para rreth dy javësh ka plagosur nipin e tij, djalin e Haxhiut, me një armë ilegale. Rasti dyshohet se ndodhi aksidentalisht, por megjithatë për këtë incident nuk njoftoi Policia, as në raportin 24 orësh e as me ndonjë njoftim të veçantë.

Prokuroria Themelore në Prizren tashmë e ka konfirmuar rastin dhe Gazeta sjellë detajet.

Bazuar në informacionet që posedon Gazeta incidenti ka ndodhur më 7 mars, kur i dyshuari Naser Avdyli qëlloi aksidentalisht me një pushkë ajrore nipin e tij.

Fatmirësisht, viktima shpëtoi pa pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa Policia në Prizren u njoftua për rastin.

Nga Prokuroria kanë bërë me dije se lidhur me këtë rast është iniciuar hetimi ndaj të dyshuarit në drejtim të dy veprave penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arma e përdorur nga i dyshuari është sekuestruar, por që siç duket i njëjti nuk është dërguar në mbajtje lidhur me rastin.

“Referuar kërkesës tuaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin prokurori i çështjes pasi që ka marrë informatën nga policia dhe ka siguruar të gjitha provat materiale, ku në bazë të tyre bëhej fjalë për plagosje aksidentale me pushkë ajrore, ka inicuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me këtë rast është sekuestruar pushka ajrore.

Aktualisht, rasti është në punë dhe është në fazën e mbledhjes dhe grumbullimit të provave relevante, të cilat do t’i kontribuojnë ndriçimit të plotë të këtij rasti.”

KATEGORITË

  • Botë (964)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 209)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (114)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com