E dënuar me 10 vjet burgim për drogë në Gjermani, 19 vjeçarja arrestohet në Tiranë
19 vjeçarja Maryam Assaf, është arrestuar në Tiranë nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit përmes një njoftim.
Aksioni i koduar “Operacionalja” është realizuar në bashkëpunim me policinë gjermane.
Assaf, ishte e kërkuar ndërkombëtarisht, pasi në qershor të 2025-tës, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për drogë.
Derisa pas përfundimit të procedurave, do të bëhet edhe ekstradimi i saj.
