DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Veteranët e UÇK-së i reagojnë Trendafilovës: S’ka rrezik për dëshmitarët në Kosovë, Gjykata Speciale mund të funksionojë këtu

28 Maj 2025
A A
“Veteranët nuk festojnë me ata që u koordinuan me Radojçiqin”
Share on FacebookShare on Twitter

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar pas deklaratës së fundit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se selia e kësaj gjykate nuk mund të jetë në Kosovë për shkak të rrezikshmërisë për dëshmitarët.

Kjo deklaratë është hedhur poshtë nga OVL-UÇK, e cila e cilëson si të pavërtetë dhe të pabazuar pretendimin e Trendafilovës.

Në reagimin e lëshuar për media, organizata thekson se që nga viti 1999 në Kosovë janë zhvilluar dhjetëra procese gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat janë realizuar përmes UNMIK-ut, EULEX-it dhe gjykatave vendore, pa ndonjë rast sistematik të frikësimit apo rrezikimit të dëshmitarëve.

“Këto procese kanë përfshirë hetime, arrestime, gjykime dhe dënime konkrete. Në asnjërën prej tyre nuk është dëshmuar ndonjë rast sistematik të frikësimit të dëshmitarëve, aq më pak që të ketë pasur rrezik për jetën e tyre”, thuhet në reagim.

Tutje, OVL-UÇK thekson se edhe në periudha shumë më të ndjeshme se tani, menjëherë pas luftës kur emocionet ishin të freskëta, drejtësia është vendosur brenda Kosovës pa probleme për sigurinë e dëshmitarëve.

“Si rrjedhojë, pretendimi se drejtësia për UÇK-në mund të vendosej vetëm jashtë Kosovës, bie ndesh me të vërtetën faktike dhe me përvojën që nga përfundimi i luftës të proceseve që janë zhvilluar në vendin tone”, thuhet në fund të reagimit.

KATEGORITË

  • Botë (1 080)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (3)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (9 976)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (2)
  • Showbiz (66)
  • Sport (133)
  • TV (55)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (436)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com