Një rast i rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, ku një i ri ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve.
Ngjarja ka ndodhur më 10.02.2026, rreth orës 05:00, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.
Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se viktima, L. S., është dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe të barnave të llojit diazepam.
Sipas stafit mjekësor, viktima ka qenë me vetëdije, por me nivel shumë të ulët të oksigjenit në gjak, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin e tij për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK në Prishtinë, në shoqërim të vëllait të tij.
Mjekët kanë bërë të ditur se viktima kishte përshkrim nga psikiatri për përdorimin e këtyre barnave, por dyshohet se i ka konsumuar në dozë shumë më të lartë se ajo e lejuara. Për momentin, motivet e këtij veprimi nuk janë të njohura.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vetëvrasje në tentativë”.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa gjendja shëndetësore e viktimës mbetet nën mbikëqyrje mjekësore.
