Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se pas investimeve në Klinikën e Onkologjisë, është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) së re në Fushë Kosovë, me vlerë 2.5 milionë euro.
Vitia bëri të ditur se kjo është QKMF-ja e gjashtë që po ndërtohet nëpër komunat e vendit gjatë mandatit qeverisës. Ai po ashtu theksoi se qeveria ka rritur ndjeshëm buxhetin për barna në kujdesin parësor, nga 11 milionë në 24.5 milionë euro.
Sipas ministrit, përmirësimit të shërbimeve i ka kontribuar edhe shpërndarja e mbi 70 automjeteve për institucionet shëndetësore, përfshirë 40 autoambulanca të reja dhe 30 automjete për vizita në shtëpi.
“Kujdesi parësor shëndetësor është kontakti i parë i qytetarit me sistemin shëndetësor, prandaj po e bëjmë më të qasshëm dhe më efikas për qytetarët tanë,” ka theksuar Vitia.
