DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vizita e Trump në Lindjen e Mesme pa ndalesë në Izrael, zyrtarët izraelitë të shqetësuar për përjashtimin

12 Maj 2025
A A
Vizita e Trump në Lindjen e Mesme pa ndalesë në Izrael, zyrtarët izraelitë të shqetësuar për përjashtimin
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet për udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme gjatë mandatit të dytë, por në agjendë mungon një ndalesë në Izrael – një lëvizje që ka shkaktuar shqetësim në radhët e zyrtarëve izraelitë.

Vizita do të përfshijë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar këtë udhëtim si një “rikthim historik në Lindjen e Mesme” për të promovuar stabilitetin dhe respektin e ndërsjellë në rajon. Megjithatë, përjashtimi i Izraelit nga itinerari ka ngjallur spekulime dhe ndjenja të forta në Tel Aviv.

Referuar CNN, zyrtarë izraelitë kanë tentuar të bindin presidentin amerikan për një ndalesë në Jerusalem apo Tel Aviv, por ai ka refuzuar, duke thënë: “Do ta bëjmë në një moment tjetër. Por jo në këtë udhëtim.”

Zyrtarë të afërt me çështjen besojnë se mungesa e një suksesi të qartë diplomatik është arsyeja për këtë përjashtim. “Pa rezultate, nuk vjen (në Izrael),” ka thënë një burim për CNN, duke përmendur mungesën e përparimeve në armëpushim në Gaza apo marrëveshje humanitare.

Për më tepër, ndërsa Trump ka ndërmarrë hapa të papritur në rajon – përfshirë kontaktet me Hamasin dhe bisedimet me Iranin – pozicioni i kryeministrit Netanyahu në Uashington është dobësuar dukshëm. Ish-diplomati izraelit Alon Pinkas e përmbledh situatën kështu: “Nuk ka asgjë që Netanyahu mund t’i ofrojë Trumpit – ndryshe nga sauditët, katariotët apo emiratasit.”

Ndërkohë, vendet e pasura arabe kanë shprehur gatishmërinë për të investuar triliona dollarë në SHBA dhe për të blerë armatim amerikan – oferta që Trump mund t’i përdorë si fitore politike dhe ekonomike në sytë e publikut amerikan.

KATEGORITË

  • Botë (971)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (1)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (7 278)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (8)
  • rajon (2)
  • Showbiz (56)
  • Sport (115)
  • TV (54)
  • Vendore (77)
  • Zgjedhjet 2025 (435)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com